Ambasadori britanik përshëndet kompromisin e Kurtit për ligjin për të huajt: U bë zgjidhje praktike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar një status në lidhje me kompromisin e kryeministrit Albin Kurti me BE-në rreth zbatimit të ligjit për të huajt.

Hargreaves ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke vlerësuar se u bë zgjidhje praktike.

banner

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe BE-së mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet që të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve.

Ne mirëpresim angazhimin e Kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e tjera të ardhshme që ndikojnë në komunitetin serb të Kosovës në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.