
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i befasuar që Britania nuk pranon të marrë pjesë në një operacion ushtarak kundër Iranit.
Ai theksoi se SHBA-të ka qenë aleati më i vjetër i Britanisë dhe shpenzon shumë për NATO-n dhe sigurinë e Evropës. Trump shtoi se disa aleatë të tjerë gjithashtu kanë refuzuar të përfshihen në konflikt, duke e lënë Amerikën të vetme në përpjekjet ushtarake.
Ai u shpreh se mbështetja e aleatëve është e domosdoshme, por shtoi se SHBA-të do të vazhdojë pa aleatët.



