
ShKUK-ja ka dhënë detaje për intervenimin kirurgjik ndaj 5-vjeçarit, që u sulmua nga nëna në Lipjan.
ShKUK-ja ka treguar se intevrenimi ka shkuar sipas parametrave kirurgjik.
“Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile.
Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore” – ka shkruar ShKUK-ja.



