Fatmir Limaj në mbështetje të Vedat Muriqit: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dalë në mbështetje të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, pas kritikave dhe komenteve që ky i fundit ka marrë në rrjetet sociale pas humbjes së Kosovës në finalen e play-off-it ndaj Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se “çdo shtëpi e ka bërllokun e vet”, duke shtuar se njerëz të tillë kanë shpifur dhe etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës.

banner

“Vedat, mos u mërzit. Çdo shtëpi e ka ‘berllogun’ e vet. Të tillët e kanë thuajse në natyrë me fyer e me etiketuar ata që me zemër i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut. Kështu kanë shpifur e etiketuar edhe për UÇK-në gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe sot”, ka shkruar Limaj.

Ai shtoi se ata që shpifin “nisen nga vetja e tyre”, pasi sipas tij nuk e kanë “brumin për t’i shërbyer atdheut e për të qenë krenarë me zemër”.

Në fund të reagimit, Limaj i shprehu mbështetje Muriqit dhe kombëtares së Kosovës.

“Mirënjohje për ty dhe ekipin, për emocionin dhe dashurinë që po ua transmetoni fëmijëve tanë për fanellën dhe shtetin. Vazhdo me kokën lart, jemi krenarë me ju”, ka përfunduar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.