Haxhiu i shkon me lule në zyrë, Osmani ia dorëzon Kushtetutën: Më vjen mirë që po lë pas një grua

Osmani: Ka qenë dëshirë që në këtë zyrë të lë një grua pas meje.

Albulena Haxhiu ka shkuar në zyrën e Vjosa Osmani për të marrë detyrën, pasi kjo e fundit po përfundon mandatin e saj në krye të shtetit.

banner

Gjatë takimit, Haxhiu i dhuroi lule presidentes në largim, ndërsa Osmani i uroi mirëseardhje në zyrë dhe e përgëzoi për rolin e ri.

“Ju dëshiroj mirëseardhje zonja kryetare e Kuvendit, dhe nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës. Ka qenë dëshirë që ta lë një grua mbrapa në këtë zyrë, dhe kjo dëshirë po më plotësohet. Uroj që ta ngrehni kamën zhag, që edhe pas jush të jetë një grua në këtë zyrë”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se kur kishte marrë detyrën, vendi ishte në rrethana të jashtëzakonshme, ndërsa tani po e lë pas një punë të konsiderueshme në disa fusha.

“Kur unë kam ardhë në zyrë, kanë qenë rrethana të jashtëzakonshme. Sot po iu lë pas një punë të jashtëzakonshme. Do të kemi mundësinë të flasim përgjatë takimit për shumë procese. Kemi këtu një numër të folderave me, vetëm 1 për qind të punës, sa për të filluar, që e mbulojnë edhe politikën e jashtme dhe pjesën e drejtësisë, mbrojtjes dhe fusha të tjera”, tha Osmani.

Më pas, ajo i dorëzoi Haxhiut edhe Kushtetutën e vendit.

“Kjo është Kushtetuta që mua më ka dorëzuar Glauk Konjufca kur ka qenë ushtrues detyre”, u shpreh Osmani gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.