
Fadil Geci, ish-kandidat i LDK-së për deputet, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në LDK, ku tashmë ka një ndarje të thellë, pasi gjashtë deputetë kanë refuzuar marrëveshjen me VV-në për Bekim Sejdiun, kandidat i propozuar për president.
Geci ka pasur kritika ndaj gjashtës, duke vlerësuar se anojnë nga PDK-ja.

Ndërsa në lidhje me Albin Kurtin, kryeministër në detyrë, Geci ka theksuar se ka punë të mira, duke përmendur Mitrovicën.
Sipas Gecit, Kurti është i esktremit të majtë.



