
Hapi dyert e kishës për civilët gjatë luftës dhe mbrojti jetën e të pafajshmëve”, tha Osmani.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar në fshatin Velezhë meshtarin Don Kelmend Spaqi me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, për kontributin e tij në mbrojtjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë.
Osmani theksoi se Don Kelmend Spaqi do të kujtohet si një figurë e rrallë guximi dhe humanizmi në kohët më të vështira për vendin.
Sipas saj, gjatë viteve 1998–1999 ai hapi dyert e Kishës së “Shna Ndout” për qindra civilë të rrezikuar, pa dallim feje apo përkatësie. Në një kohë frike dhe pasigurie, ai qëndroi përballë forcave serbe duke mbrojtur jetën e të pafajshmëve.
“Ai nuk shpëtoi vetëm jetë, por ndërtoi edhe ura mes njerëzve. Kambanat e kishës u bënë thirrje për iftar për besimtarët myslimanë, duke treguar se respekti dhe bashkëjetesa janë vlera që na bashkojnë si komb”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se kujtimi për Don Kelmend Spaqin mbetet frymëzim për shqiptarët kudo që jetojnë dhe një shembull i solidaritetit dhe humanizmit në kohë sfidash.



