
Presidenti amerikan kritikon aleancën pas takimit me Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur sërish kritika ndaj NATO pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, të zhvilluar të mërkurën pas dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi me shkronja të mëdha se NATO nuk ishte aty kur Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për të.
“NATO-ja nuk ishte aty kur kishim nevojë për të dhe nuk do të jetë aty as kur të kemi sërish nevojë për të”, deklaroi ai.
Sipas një zëdhënëseje të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan është shprehur se aleanca “u vu në provë dhe dështoi”, duke iu referuar rolit të saj në luftën kundër Iranit.
Nga ana tjetër, Rutte tha pas takimit se Trump kishte shprehur zhgënjim ndaj disa prej aleatëve, por e përshkroi bisedën si një diskutim të hapur.
“Ishte një bisedë e hapur mes miqsh”, u shpreh ai.



