Haziri: Në takimin e dytë Kurti–Abdixhiku u diskutua për marrëveshje politike LVV-LDK

Deputeti i LDK-së thotë se bisedimet mes dy liderëve do të vazhdojnë, ndërsa përmend edhe dyshime për mosbesim brenda grupit parlamentar të LVV-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në ciklin e dytë të takimeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku është diskutuar për mundësinë e një marrëveshjeje politike ndërmjet dy partive.

banner

Duke folur në Tëvë1, Haziri ka thënë se në takimin e parë mes dy liderëve është diskutuar për një proces konsensual, ndërsa në takimin e dytë është hapur tema e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Sipas tij, takimi i parë është zhvilluar në një frymë konstruktive dhe në përpjekje për të afruar qëndrimet mes palëve. Haziri ka theksuar se LDK-ja është përgjigjur pozitivisht ndaj ftesës së bërë nga Kurti për konsultime politike.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se një ftesë e ngjashme pritet t’i dërgohet edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa cikli i takimeve ndërmjet partive politike pritet të vazhdojë në periudhën në vijim.

Megjithatë, Haziri ka ngritur edhe një çështje tjetër që, sipas tij, mund të ndikojë në procesin e marrëveshjes. Ai ka përmendur mundësinë e mungesës së besimit brenda vetë grupit parlamentar të LVV-së.

“Këtu është një problem i madh, mosbesim në deputet jo të LDK-së, por brenda grupit më të madh politik. A ka deputet brenda grupit të Lëvizjes Vetëvendosje që janë shprehur kundër një procesi të ndërtuar me LDK-në”, ka deklaruar Haziri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.