“Veç një pikë gjak të Xhemailit nëse e ka, përhajr i koftë çika”: Erolinda tregon se çka i tha babai për Besianin

Erolinda Januzaj, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar komunikimin që kishte me babain e saj rreth njohjes me Besianin.

Në Klan Kosova, Erolinda ka treguar një histori interesante, që shpërfaq respektin e familjes së saj për Xhemail Mustafën, ish-këshilltar i presidentit historik Ibrahim Rugova.

banner

“Veç një pikë gjak të Xhemailit Nëse e ka, për mu e ka aminin…për hair i koftë çika prej sotit” – tha ajo.

Sjellim ndër mend që Mustafa ishtë një nga intelektualët më të dalluar të shqiptarëve. Mustafa ishte gazetar dhe intelektual i anagazhuar, duke shkruar qindra artikuj, analiza e ese. Në vitet 90-ta, Mustafa ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike, duke u angazhuar në LDK.

Ishte për kohë të gjatë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Rugovës.

Mustafa u vra në 23 nëntor të vitit 2000 dhe vrasja e tij vazhdon të mbetet edhe sot e pazbardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.