Albin Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate për deputete të VV-së

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Krenare Çerkini i është bashkuar partisë dhe do të jetë pjesë e listës për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

“Kënaqësinë sot t’ju prezantoj Krenare Çerkinin, e cila i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputete”, shkroi Kurti.

banner

Sipas tij, Çerkini përfaqëson një profil të ri lidershipi, duke përmendur angazhimin e saj akademik dhe publik në fushën e arsimit dhe rinisë.

Kurti tha se ajo ka përfunduar paralelisht dy studime bachelor dhe dy programe masteri, ndërsa aktualisht është duke vazhduar studimet e doktoratës në Bruksel.

Ai shtoi se Çerkini ka përvojë si pedagoge universitare dhe ka marrë pjesë në iniciativa ndërkombëtare për arsim dhe të rinj.

“Krenarja është edhe bashkëshorte dhe nënë e një djali. Jam i lumtur që nga sot bëhet pjesë e subjektit tonë fitues për deputete në legjislaturën e 11-të”, deklaroi Kurti.

Në fund, ai i uroi mirëseardhje në parti me fjalët: “Mirë se vjen, Krenare!”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.