Alban Zogaj: Kurti i kishte 5 miliardë euro, ndërtoi vetëm Urën e Saradranit

Ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e shpenzimit të mjeteve publike gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas tij, ekzekutivi ka pasur në dispozicion rreth 5 miliardë euro për investime, por nuk ka realizuar projekte të mëdha infrastrukturore.

banner

“Kjo Qeveri, në këto 5 vite qeverisje, i ka pas’ në dispozicion 5 miliardë euro, vetëm për investime! A e dini bre çka mund të ndërtohet me 5 miliardë euro?”, shkroi Zogaj.

Ai renditi një sërë projektesh që, sipas tij, do të mund të realizoheshin me këtë shumë, përfshirë autostrada, termocentrale, çerdhe, shkolla, spitale moderne dhe stadiume futbolli.

“Kurse ju më tregoni mua 1 projekt që kjo Qeveri e ka fillu dhe përfundu deri në fund?!”, shtoi ai.

Në fund, Zogaj ironizoi duke përmendur Urën e Saradranit.

“Ahhhh më falni, e harrova Urën e Saradranit!”, përfundoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.