Hoti e quan Kurtin “mashtrues”, e kritikon se bëri fushatë kundër “Kosova e Re” dhe centralit të gazit

Avdullah Hoti, ish-kryeministër, ka shkruar një status, ku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Hoti e ka quajtur Kurtin mashtrues.

banner

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Dy projektet madhore energjetike, “Kosova e Re” dhe “Centrali i gazit”, mbesin padyshim projektet më strategjike të Kosovës sot dhe për dekadat në vijim, me rëndësi ekonomike dhe politike për Republikën e Kosovës. 

Të dy projektet kanë qenë të mbështetura nga aleati strategjik i Kosovës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të parin, u nënshkrua kontrata me një firmë amerikane në prezencë të Ambasadorit Amerikan në Prishtinë. Projekti i dytë ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit Trump. 

Çfarë duhej tjetër për të kuptuar rëndësinë e këtyre projekteve për Kosovën dhe për marrëdhëniet e Kosovës me aleatin strategjik SHBA?! 

Sot, secili e ka të qartë se anulimi i këtyre projekteve strategjike nga Kurti, mbështetur nga individë të shumtë në politikë dhe në shoqërinë civile, ka qenë veprim anti-shtetëror dhe anti-amerikan. 

Fushata mashtruese për gjoja ndotje të ambientit, ndërkohë që dëshmohej përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe të pastër nga prodhues të njohur perëndimor, ka qenë maskim i Kurtit dhe i mbështetësve të tij për mashtrimin e publikut. Kjo lloj fushate duket qartë se u ka shërbyer atyre që, për qëllimet e tyre ekonomike e politike, e duan Kosovën të varur nga importi i energjisë. 

Ka nga ta që edhe sot veprojnë njëjtë sikurse zotëruesi i tyre politik. Ka të tjerë që heshtin. Për ata që pa vetëdije kanë rënë në grackën e këtij mashtruesi, besoj se kërkim falja dhe distancimi nga kjo politikë anti-shtetërore dhe anti-amerikane është veprimi i parë i duhur dhe përbën gjest fisnik.

Çfarë duhet tjetër për të kuptuar politikën anti-shtetërore të Kurtit dhe të atyre që i shkojnë pas?!

Qeveria e ardhshme duhet urgjentisht tu kthehet zbatimit të këtyre projekteve. Kosova mund dhe do të bëhet neto eksportues i energjisë. 

Kosova mund t’i lejojë vetes të ketë varësi energjetike vetëm nga SHBA përmes projektit të gazit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.