Arben Vitia njofton: Ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas tij, tashmë ka nisur edhe hapi i parë për zbatimin e këtij ligji.

banner

“Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, deklaroi Vitia.

Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor”, u shpreh ministri.

Në fund, Vitia tha se institucionet do të vazhdojnë punën për zbatimin gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me ligj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.