
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka publikuar një fotografi me kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.
Përmes një postimi, ai ka deklaruar se Kosovës i duhet ndryshim politik.
“Kosovës i duhet ndryshimi me Bedri Hamzën”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Ai shtoi se ky ndryshim është i nevojshëm “për qytetarët, për çlirimtarët dhe për Kosovën”.
Në fund, Endrit Thaçi u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e së dielës të votojnë PDK-në dhe numrin 125.



