Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës dhe Dejona Mihalit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është duke përgatitur padi ndaj ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha dhe koordinatores së Komiteteve në LVV, Dejona Mihali.

“Ne duhet me e shty vendin përpara. Duhet me i heq ata që shiten që janë të popullit por punojnë kundër popullit. Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë. Me i tregu popullit që janë duke u mashtru që votojnë njerëz që s’ja dojnë të mirën këtij vendi.”, ka thënë Rama për T7.

banner

“Ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre. Uroj që gjykatat të marrin hapa shumë të shpejt”, ka thënë kreu i Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.