Erl Kodra: Në Shqipëri biznes bëjnë vetëm Mane, Shefqeti dhe të lidhurit me Ramën e Berishën, jo ata që kanë aftësi

Shkrimtari Erl Kodra ka reaguar lidhur me protestat qytetare në Shqipëri, duke thënë se problemi nuk lidhet vetëm me demokracinë, por edhe me mungesën e mundësive për qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Kodra u shpreh se protestat po nxjerrin në pah një realitet që, sipas tij, ende nuk po kuptohet nga kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e opozitës.

banner

“Ajo që nuk po kuptohet akoma nga protesta – në fakt vetëm Rama dhe një pjesë e PD nuk po e kupton akoma – është fakti se këtu jo vetëm demokracia, por edhe çdo mundësi për t’u bërë dhe për të bërë diçka në vendin tënd e kanë mbyllur”, ka shkruar ai.

Kodra kritikon modelin ekonomik dhe politik në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje mundësitë që u ofrohen të rinjve.

“Po pse vetëm Samir Mane, Kastrati dhe tre-katër kokrra qenkan ‘të lindur’ për biznes? Po sa të rinj e të reja kanë aftësi mijëra herë më të mëdha se Çeti dhe Mane, por që nuk kanë asnjë shans të bëjnë prokopi në Shqipëri”, shkruan ai.

Sipas shkrimtarit, problemi nuk qëndron te biznesmenët në vetvete, por te sistemi që, sipas tij, favorizon ata që kanë lidhje politike.

“Sepse këta tipat të vetmen ‘aftësi’ që kanë është lidhja me Ramën dhe Berishën. Nuk kam asgjë kundër tyre, por dreqi e mori, edhe ne të tjerët shqiptarë jemi, apo jo?!”, përfundon Kodra.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.