
Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status rreth zhvillimeve politike në Kosovë.
Siaps tij, VV-ja preferon LDK-në për qeverisje.
Postimi i plotë:
Mundësia e fundit për LDK-në?!
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, LDK-së iu bë oferta nga LV për bashkëqeverisje. Refuzuan. Ranë nën ndikimin e atyre që donin këtë parti ta tërhiqnin teposhtë.
Filloi saga për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ishte gabimi që më së shumti i kushtoi me votë kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Por, as rezultati i 28 dhjetorit ku LV shënoi rezultat rekord që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e zgjedhjeve, nuk ia mbushi mendjen kësaj partie për të bashkëqeverisur. Prapë dominuan zërat që ishin refuzues.
Duke besuar në thënien “e treta, e vërteta”, shkuan edhe një herë në zgjedhje.
U prodhuan zgjedhjet e 7 qershorit. Rezultati nuk ndryshoi shumë sa i përket ulëseve në parlament. LV prapë doli e para me 53 deputetë, (47,13%). E, asnjë nga partitë opozitare nuk arritën në përqindje ta kenë 2-shin përpara. PDK, 19,44%, LDK, 16,69% dhe AAK 6,74%.
Që të gjitha bashkë më pak edhe me votë, edhe me ulëse sesa LV e vetme.
Tash kur ka filluar faza e bisedimeve për themelimin e institucioneve, sërish janë ngjallë zërat e njëjtë që LDK-së i thonë: refuzo. Kjo për arsyen më të thjeshtë: në mesin e tre partive opozitare, LV e preferon vetëm LDK-në për bashkëqeverisje.
E, dy të tjerat të gjendura në pozitën kur mbeten larg pushtetit, duan që edhe këtë parti ta marrin me vete.
Është në dorën e LDK-së të vendos se si tutje. Nëse, pas dy gabimeve të njëjta (refuzimeve për bashkëqeverisje me 9 shkurt dhe 28 dhjetor), do ta bëjë sërish veprimin e njëjtë.
Por, qysh tani, duhet ta dinë se rrallë ndodh që tre herë tët vjen mundësia e njëjtë. Kësaj radhe mund të jetë edhe e fundit!



