
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për takim, shkruan KOHA.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës. Ky le të jetë një takim i parë, do të provoj të takohem edhe me liderët e partive të tjera për të kuptuar pozicionet e tyre. Shprehim gatishmëri që LDK të jetë pjesë aktive aq sa mundet, brenda parimeve dhe vlerave që i përfaqëson, drejt formimit të institucioneve të reja”, ka theksuar Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.




