Ermal Sadiku: Lumir Abdixhiku ka kontribuar shumë për LDK-në, zhvillimet në LDK janë normale

Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje për zhvillimet në LDK.

Sadiku i ka cilësuar si normale këto zhvillime.

banner

Tutje, duke folur në Rubikon, Sadiku ka pasur një vlerësim pozitiv për Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së.

“Qytetarët e Kosovës nuk do të pësojnë sepse ky është proces i brendshëm i partisë. Nëse disa anëtarë, qofshin pakicë apo shumicë, nuk janë të kënaqur me lidershipin, atëherë sipas statutit të partisë thirret kuvendi dhe vazhdohet me procedurat e tjera. Në secilin vend normal dhe në secilën shoqëri normale, kjo që po ndodh në LDK do të duhej të shihej si diçka pozitive”, deklaroi Sadiku.

“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Lumir Abdixhiku ka kontribuar shumë gjatë këtyre pesë viteve për LDK-në dhe ka dhënë gjithçka që ka pasur. Është normale që për të kjo situatë të jetë më emocionale dhe më e vështirë. Kjo që po ndodh në LDK është krejt normale për një parti demokratike siç është LDK-ja. Ndoshta nuk duket bukur për ata që kanë dashur që ne të dilnim fitues, por ky është një proces demokratik” – tha Sadiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.