
Analistja Zana Avdiu ka reaguar lidhur me fenomenin e profileve anonime dhe gjuhës së linçimit në rrjetet sociale, duke thënë se “Lule Gjeli” është bërë një dukuri e zakonshme në Kosovë.
Sipas saj, profile të tilla nuk lidhen vetëm me një subjekt politik.

“Lule Gjeli është diçka e zakonshme në Kosovë. Secila parti i ka Lule Gjele-t e veta. Veç pak kundërshtoji, i sheh shpifjet, shamjet, linçimet prej grupeve të caktuara”, ka shkruar Avdiu.
Ajo ka pretenduar se praktika të ngjashme hasen edhe në media dhe portale.
“Mos të harrojmë, edhe plot portale i kanë Lule Gjele-t e veta. E qet titullin që shpif e linçon, sa krejt ballina!”, ka deklaruar Avdiu.



