Ministri francez pas takimit me Konjufcën: Avancimi i Kosovës drejt BE-së i lidhur me zbatimin e Marrëveshjës së Brukselit

Ministri i deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka theksuar se avancimi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare varet nga përmbushja e obligimeve ndërkombëtare, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe vazhdimin e reformave.

Në konferencën e përbashkët për media me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haddad u pyet nëse bllokada institucionale në Kosovë mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian.

banner

Ai tha se Franca mbështet anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, por theksoi se ky proces është kërkues dhe bazohet në përmbushjen e angazhimeve të marra.

“Ne e mbështesim integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo është pjesë e projektit tonë më të gjerë për ribashkimin e Evropës. Ky proces është kërkues dhe bazohet në angazhimet ndërkombëtare”, ka deklaruar Haddad, raporton EO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.