Rrëzohet vinçi në Prishtinë, vdes punëtori 26-vjeçar pas lëndimeve të rënda

Një person rreth 26-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa një tjetër është lënduar pas rrëzimit të vinçit në një vendpunishte në Prishtinë të martën.

Nga Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare kanë bërë të ditur se dy persona, njëri i lindur në vitin 2000 dhe tjetri në vitin 2008, janë sjellë me lëndime të rënda. Njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve e gjendja e tjetrit është stabile tha për KOHËN drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

banner

“Njëri kishte politrauma të rënda, dhe përkundër masave të ndërmarra të RCP rreth dy orë, për fat të keq s’mundi t’ju përballojë lëndimeve dhe ndërroi jetë. Pacienti tjetër është në QE, me lëndime të rënda por gjendje stabile. Vazhdon trajtimin në Torakale”, ka njoftuar Syla për KOHËN. 

E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. 

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.