Mirlind Behluli: Paskam pasë me fitu tender a vend pune veç me votu kundër Lumir Abdixhikut

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve që lidhen me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke ironizuar pretendimet për përpjekje për të ndikuar te delegatët.

Në një postim në rrjetet sociale, Behluli shkroi se i vjen keq që nuk ka qenë delegat i LDK-së.

banner

“Keq që nuk jam delegat i LDK. Paskam pasë me fitu naj tender a vend pune veç me votu kundër Lumir Abdixhikut”, ka shkruar ai.

Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, thirren në demokraci dhe proamerikanizëm, duke i lidhur me pretendimet për blerje të votave të delegatëve.

“Këta që thirren në demokraci e pro-amerikanizëm, t’u tentu me ble delegat a?”, ka shkruar Behluli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.