
Rron Gjinovci, analist dhe aktivist, ka shkruar një status në lidhje me Kuvendin e LDK, që pritet të mbahet nesër.
Gjinoci ka pasur kritika ndaj Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, të cilin e ka cilësuar si “ashiqare të afërt me PDK”.

Postimi i plotë:
Ekziston një përshtypje e kampit opozitar dhe e një grupi të madh njerëzish që e mbështesin Albinin, që Përparim Rama kishte me qenë problem për Albinin. Unë mendoj që ardhja e Përparim Ramës në krye të LDK-së i konvenon shumë Albinit. Ia heq përfundimisht nga horizonti konkurrencën e vetme potenciale.
- Heqja e Lumirit dhe ardhja e Përparimit do me thanë shkuarje në zgjedhje edhe njëherë.
- Shkuarja në zgjedhje e LDK-së me në krye një kryetar ashiqare të afërt me PDK-në, në rastin ma të mirë e pasivizon një pjesë të madhe të elektoratit të LDK-së, e në rastin ma të keq shkakton rrjedhje të elektoratit drejt VV-së, sikurse në rastin e 2021. Pra në të dy variantet, Albini me lehtësi e mbërrin 50%.
- Shanset janë që Lumiri dhe Vjosa të bashkohen me listë dhe me koalicion parazgjedhor me Albinin, dhe si rrjedhojë 50-shi do të jetë tepër i lehtë për t’u arritur.
- LDK do të shkonte drejt shuarjes totale. Në krye me një kryetar jointelektual, dhe simbas të gjitha gjasave që ka me pasë problem me drejtësinë shumë shpejt, LDK shuhet.
- Skena politike në Kosovë do të shkojë drejt sistemit dypartiak, në njërin krah LVV dhe në krahun tjetër PDK. Një humbje për pluralizmin.



