Justin Trudeau shoqëroi Katy Perryn në Sunny Hill, prania e tij u konfirmua nga DJ Deezy

Katy Perry dhuroi një spektakël në natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, por një nga detajet që ngjalli më shumë interes ishte nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, do ta shoqëronte në Kosovë.

Prania e Trudeau nuk u bë publike gjatë mbrëmjes, por më vonë u konfirmua nga DJ Deezy, i cili publikoi një fotografi me ish-kryeministrin kanadez nga ambientet e festivalit.

banner

Fotografia konfirmoi se Trudeau kishte udhëtuar në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e Katy Perryt në Sunny Hill.

Këngëtarja amerikane ishte artistja kryesore e natës së parë të festivalit, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura para mijëra të pranishmëve.

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë në një lidhje prej rreth një viti. Ata u panë për herë të parë së bashku në verën e vitit 2025, ndërsa më pas e bënë publike marrëdhënien dhe janë shfaqur bashkë në disa ngjarje publike e udhëtime. 

Justin Trudeau shërbeu si kryeministër i Kanadasë nga viti 2015 deri në vitin 2025. Prania e tij në Sunny Hill nuk ishte paralajmëruar zyrtarisht, por fotografia e publikuar nga DJ Deezy konfirmoi vizitën e tij në Prishtinë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.