Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Shpifje ndaj familjarëve, është çnjerëzore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po bëhet një fushatë e orkestruar politike, në përpjekje për ta intimiduar dhe diskredituar. 

Rama ka thënë se kulmi është arritur ditët e fundit, ku në shënjestër s’ka qenë vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëshortja e tij. 

banner

“Kur një betejë politike zbret në shpifje, fyerje dhe denigrim të familjarëve e njerëzve që nuk janë pjesë e përplasjes politike, nuk kemi më debat demokratik dhe as llogaridhënie. Kemi një përpjekje të vetëdijshme për të frikësuar dhe për të ushtruar presion. Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik. Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik! Po të ishte vërtet ky qëllimi, njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me pretendimet e ngritura nuk do të ishin bërë pjesë e një sulmi kaq të ulët dhe kaq të neveritshëm”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Lëvizja Vetëvendosje javën e kaluar e ka çuar në Prokurori kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Kallëzimi bazohet në një sinjalizim, i cili flet për legalizime të kundërligjshme të objekteve, që në kryeqytet kanë ndërtuar disa kompani. Në sinjalizim janë përmendur zyrtarë komunalë por edhe kompani të ndërtimeve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.