Asamblistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së i bashkohen protestës para Qeverisë

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

banner

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Afati i fundit i definuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit ishte 7 gushti. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bashkë me pesë nënkryetarët përcillet me rrjedhjen e afatit 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. E në rast se kreu i shtetit nuk zgjidhet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve.

Nëse kuvendi do të konstituohej më 7 gusht, e presidenti nuk do të zgjidhej, zgjedhjet e reja më së largu do duhej të organizoheshin më 15 nëntor.

Mirëpo, me pamundësimin e konstituimit nga Vetëvendosja, ky afat nuk ka filluar të rrjedhë.

Deputetë të ish-opozitës pretendojnë se seanca konstituive nuk po përmbyllet edhe për shkak se Kurti po synon ta shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit, kur diaspora zakonisht kthehet në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas tyre, kjo do ta favorizonte Vetëvendosjen, e cila në zgjedhjet e kaluara ka marrë pjesën më të madhe të votave të diasporës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.