Çitaku përsëri para Qeverisë: Stop uzurpimit, Kosova ka nevojë për institucione

Grupi Parlamentar i PDK-së ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, këtë herë së bashku me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të partisë nga Komuna e Prishtinës.

Në kuadër të këtij aksioni, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar ndaljen e, siç e ka quajtur ajo, uzurpimit të institucioneve, rikthimin në rendin kushtetues dhe konstituimin e Kuvendit.

banner

“Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët, drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës, para Qeverisë:

Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit.

Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim!”, ka shkruar Çitaku.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon aksione para Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të reja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.