
Olivier Guérot, ambasadori në largim i Francës, ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Në një intervistë në Klan Kosova, Guerot, që është javën e fundit të misionit të tij, ka vlerësuar se çështja e hapjes duhet të diskutohet me hisedarët relevantë.

“Ura veçse është e hapur për këmbësorë. Pyetja nëse duhet të hapet për automjete duhet të diskutohet me hisedarët relevantë. Procesi që shpie në vendim është ndoshta më i rëndësishëm sesa vetë vendimi dhe duhet të bëhet në konsultim me të gjithë,“ tha ambasadori francez



