
Flaka Surroi, opinioniste dhe publiciste e njohur, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në një opinion të publikuar në KOHA, Surroi ka renditur disa kritika, duke vlerësuar se Rama erdhi si bast i madh i LDK-së në Prishtinë.

“Si kryetar i Prishtinës ka arritur ta ndërtojë një PR shumë të mirë, se gjithë ditën i paraqet “sukseset” e punës së tij me video e fotografi. Po të mos jetonim në Prishtinë, mbase edhe do të besonim se po bën mrekulli” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.



