Kelmendi pas thirrjes së Muhaxherit: “Protesta e milionerëve”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka reaguar ndaj thirrjes së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për protestë kundër Qeverisë në Prishtinë.

Kelmendi e ka quajtur këtë “protesta e milionerëve”, duke pretenduar se Muhaxheri po e ndërton thirrjen rreth çështjeve të “xhepit” dhe “pronës”.

banner

“Pas dështimit të puçit në LDK, Gazmend Muhaxheri paska bërë thirrje për protestë në Prishtinë kundër Qeverisë”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka akuzuar Muhaxherin se gjatë 13 vjetëve ka shtuar prona dhe pasuri, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur në të mirë të komunës dhe qytetarëve.

“Vetë mënyra se si është ndërtuar thirrja, ‘xhepi’, ‘prona’, nuk është gjuha e një aktivisti politik por e një biznesmeni që për 13 vjet, ka shtuar prona dhe miliona. Jo për komunën dhe qytetarët, por për veten dhe një rreth shumë të ngushtë njerëzish”, ka shkruar ai.

Kelmendi ka shtuar se Qeveria, sipas tij, e ka rritur buxhetin për komunat nga 546 milionë euro në 907 milionë euro.

“Kryetarët milionerë hallin e kanë diku tjetër; pronat dhe këmbimet”, ka përfunduar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.