Selimi, Konushevci e të tjerë – disa deputetë të VV-së marrin pjesë në “Marshin për Liri”

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë pjesëmarrëse në “Marshin për Liri”.

Deputetët Adnan Rrustemi, Sali Zyba, Valon Hoti, Artan Konushevci u panë në sheshin ku po mbahet marshi.

banner

Po ashtu, në protestë u pa edhe deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Gjatë ditës së djeshme platforma “Liria ka Emër” bëri të ditur se kryetari i kësaj partie njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk i është përgjigjur ftesës për të mbajtur fjalim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.