Çitaku: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ndërmarrje çlirimtare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

“Hashim Thaçi, me shokë, edhe sot, me qëndrimin e tyre dinjitoz, na e kujtuan sa të pathyeshëm janë. Sa të fortë. Sa të guximshëm. Sa shumë vazhdojnë të besojnë në luftën e tyre të drejtë për liri”, ka shkruar Çitaku.

banner

Ajo ka veçuar reagimin e Thaçit pas shpalljes së dënimit.

“Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një ‘OK’, iu përgjigj dënimit drakonik”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se tash është radha e të tjerëve për të vepruar.

“Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Çitaku ka kundërshtuar karakterizimin e UÇK-së si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.

Dhe s’ka dorëzim.

Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri”, ka përfunduar Çitaku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.