
Altin Krasniqi, deputet i PDK, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burgim në total.
Krasniqi ka treguar se babai i tij, Jakup Krasniqi, që u denua me 25 vite burgim, ka falënderuar secilin shqiptar.

Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.



