
Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka komentuar aprovimin nga Qeveria e Kosovës të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar, i cili pritet të shkojë në Kuvend.
Çitaku ka vlerësuar se UÇK-ja është më e madhe se një cikël zgjedhor.
Postimi i plotë:
UÇK është pakrahasimisht më e madhe se një cikël zgjedhor. Më e madhe se një qeveri. Më e madhe se çdo interes partiak.
Është nder për ne që na ra hise ta mbrojmë veprën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.



