Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Naser Hafizit, dyshohet se i shkaktoi gati 16 milionë euro dëme buxhetit

Naser Hafizi tashmë zyrtarisht është i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai akuzohet për tri vepra penale, përfshirë shpëlarja e parave.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë ndaj N.H. për disa vepra penale

Prishtinë, 01 tetor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit N.H. për tri vepra penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, dhe një aktakuzë ndaj I.B për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, N.H. gjatë viteve 2021-2023., në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, dhe me qëllim që operatorëve ekonomikë të caktuar, ambalazhues të ujit, t’u mundësojë përfitime pasurore të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën e përgjithshme prej 15.752.486,07 euro.

I pandehuri akuzohet se, nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara.

Po ashtu, i pandehuri nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit punues, në caktimin e borxheve të operatorëve, duke i zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.