Berisha: Berat Buzhala, Baton Haxhiu e Albatros Rexhaj kanë shkelur ligjin

Sali Berisha, kryetar i PD, ka folur rreth zhvillimeve në lidhje me Vlora Hysenin, ish-kreun e ShISh, që tash gjendet në arrest shtëpie.

banner

Berisha ka pasur një interpretim më ndryshe.

Duke folur rreth Hysenit, Berisha ka akuzuar se tre gazetarët Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj kanë shkelur ligjin.

”Po këtu është Edi Rama mbrapa saj dhe gjithçka është e rakorduar. Tani jemi te gazetarët. Do të them këtu, tre gazetarë edhe një tjetër shqiptar, katër. Tre gazetarët: Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Albatros Rexha, të cilët në përputhje me ligjin e Republikës së Kosovës kanë takuar Vlora Hysenin, kanë shkelur ligjin dhe janë të dënueshëm. I ftoj shoqatat e gazetarëve t’u bëjnë gati dosjen, se secili prej tyre i ka të sakta 5 vite burg.

banner

E patë ju se si dolën këta nga ekrani në ekran. Njëri thoshte e kam mikeshë… Absolutisht, po çfarë t’u thuash? Kjo është komplekse. Po njëri thoshte e kam mikeshë, thoshte Berati, paçka se një ditë parë ishte takuar me të. Batoni, që është edhe një nga rekomanduesit kryesorë ose dorëzani i saj, shkruante shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit, e dëgjoni se çfarë marrëzirash?

Në mënyrë që ta kanalizojë te historia rozë.

Edhe Albatrosi po në këto ujëra, po ftoj shoqatat e gazetarëve t’ua çojnë dosjet në gjykatë në Prishtinë dhe t’i marrin në hetim” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.