
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me një protestë që po zhvillohet para Kuvendit.
Ajo ka pasur një thirrje për protest paqësore.
“Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë duhet të respektohet. Nga kjo foltore, si kryetare e Kuvendit si ushtruese e detyrës së presidentes, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës”, tha ajo.
Haxhiu ka theksuar se dhuna dëmton kauzën që protestuesit synojnë ta mbrojnë.
“Dhuna e dëmton kauzën që të gjitha duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve… Kuvendi votoi në parim Projektligjin, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore” – ka thënë ajo.



