Çitaku: UÇK-ja na bashkon me Lëvizjen Vetëvendosje

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ka një unitet politik e qytetar për nismën e re ligjore për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila sipas saj brenda javës d të procedohet në Kuvend, shkruan KOHA.

Ajo ka thënë se përkundur dallimeve të mëdha që kanë si parti me Lëvizjen Vetëvendosje, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i bashkon. 

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtari ynë politik edhe ditën kur e kemi proceduar ligjin edhe ditën kur e kemi miratuar, është edhe sot, por përkundër hendekut të madh mes nesh dhe dallimeve të thella politike që kemi në qeverisje, UÇK-ja është një vlerë që na bashkon të gjithëve”, është shprehur Çitaku, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Brenda kësaj jave do të procedojmë në Kuvend nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo nismë gëzon unitetin e plotë politik e qytetarë në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.