Jetlir Buja: LDK-ja tregoi guxim duke i thënë “JO” ndryshimit të Ligjit për Specialen

Gazetari Jetlir Buja ka vlerësuar vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos e mbështetur ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si një prej vendimeve më jopopuliste dhe më të guximshme në historinë politike të Kosovës.

Buja ka thënë se LDK-ja e mbajti qëndrimin përkundër presionit emocional e politik dhe linçimit publik.

“Vendimi i LDK-së që t’i thotë JO ndryshimit të Ligjit për Specialen duhet me hy në historinë politike të Kosovës si një prej vendimeve më jopopuliste e të guximshme ndonjëherë. E ka mbajtë qëndrimin e saj përkundër krejt atij presioni të jashtëzakonshëm emocional e politik e patriotik. Përkundër linçimit masiv. Përkundër që ka rreziku me mbetë i keqi i vetëm në sytë e një populli tepër të lëndumë, në një moment tepër delikat. Përkundër dorëheqjeve të zyrtarëve të saj dhe përkundër se ia futën deputetët në thes me ata të Listës Serbe.

LDK-ja i ka 100 të meta. Mirëpo, qyqarllëku s’është një prej tyre”, ka shkruar Buja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.