
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se presidentja e re duhet të dëshmojë integritet dhe të mbrojë unitetin e vendit, interesat shtetërore e kombëtare dhe Kushtetutën.
“E patem nje presidente police, te dyten notere e kryeministrit, tash presidentja akademike duhet te demonstroj se kemi presidente me integritet, qe mbron unitetin, interesat shteterore dhe kombetare, ne pajtim me kushtetuten, sepse kushtetuta jone u lodh duke qene e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri..”, ka shkruar Tahiri.



