
Alban Krasniqi, zyrtar i VV-së, ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook, pasi gjatë ditës ndaj tij kishte reaguar Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së.
Në reagimin e tij, Krasniqi ka shkruar për disa tema, ndonëse nuk ka përmendur emra të përvecëm.
Krasniqi ka theksuar se nuk është takuar asnjëherë me Milan Radoçiqin, i akuzuar për sulmin në Banjskë dhe i kërkuar ndërkombëtarisht nga Kosova.
Për më shumë, lexojeni shkrimin e plotë të Krasniqit:
Unë nuk kam blloqe parash në bojler,
as banda në terren,
as pasuri të fituara përmes krimit,
as aksione te mafia e ndërtimit,
as të hyra nga fajdet dhe haraqi
as kujt shuplakë ra si kam ra, e lere ma me vra,
as skam falë territor,
as sjam taku me Radojçiqin,
as skam mbështetë gjykatë anti UÇK,
as smbaj bomba me kërcënu deputetë,
as skam vjedh 53 milion në një rrugë,
as skam uzurpu shpi në Dragodan
as skam “ble” mahallë në Marigonë,
as skam ‘uzurpu’ tokë përmes privatizimit,
as si kam kthy kujt vlla kundër votrës
as skam qu shokë në gojë të armikut
as sjam mbi ligjin
as skam kontroll në media për të ndalë apo paguar lajme.
as…
POR e kam të vërtetën në anën time, jetoj me nderë dhe ndërgjegje të pastër me rrugën e drejtë dhe të qartë.
Nuk na frikësoni dhe as nuk na zbrapsni!
Frikën e kemi mposhtë kur e kemi vra dekën!



