Liridon Lecit i shkëputet kontrata nga RTV Dukagjini, shkak incidenti me Edonisa Aliun pas emisionit

RTV Dukagjini ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me Liridon Lecin, ish-futbollist dhe trajner kosovar.

Dibran Istrefi, drejtor informativ në RTV Dukagjini, ka njoftuar se shkëputja e kontratës erdhi si pasojë e një incidenti pas emisionit me Edonisa Aliun, ish-futbolliste.

Tutje, Istrefi ka vlerësuar se një situatë e tillë është e papranueshme.

“Situata te tilla jane te papranueshme per Televizionin Dukagjini dhe emisionin “Dueli Sportiv”.

Me rastin tani po merren organet e rendit dhe drejtesise te cilat presim t’i sqarojne te gjitha rrethanat. Nderkohe, Tv Dukagjini ofron bashkepunim te plote me organet ligjzbatuese” – thuhet në reagimin e Istrefit, transmeton Gazeta Politika.

Në mediume të ndryshme është raportuar se Leci ka goditur Aliun pas debatit të fundit në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”, që trasnemtohet secilën të diele në RTV Dukagjini.

Përmes një reagimi publik, Leci ka mohuar këto raportime.

“Gjithashtu, dua të theksoj se nuk kam sulmuar askënd dhe as nuk kam pasur për qëllim të fyej apo të denigroj ndonjë person, e aq më pak ndonjë femër” – thuhet në reagimin e Lecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.