
Ermal Panduri, moderator dhe autor i emisionit “Debat Plus”, ka ironizuar sërish me Çlirim Hazirin, udhëheqësi i platformës “Jo në emrin tim”, që organizoi protestat për miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Panduri ka përsëritur pyetjen retorike, që po ashtu ka një ngjyrim ironik.
“Falemni per pyetjen! A mos ka pas proteste sot para PDK-se? Mos rastesisht kesaj proteste i ka pri Çlirim Haziri?” – ka shkruar Panduri, transmeton Gazeta Politika.



