Çmime astronomike: Çka u raportua për kontratën e Përparim Ramës për ndriçimin “SMART” që VV e çoi në Prokurori?

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një denoncim në Prokurorinë Speciale për kontratën e ndriçimit publik të quajtur “SMART”. VV-ja pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama, shkruan Gazeta Politika.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban të gjeturat e tyre lidhur me dallimet e mëdha në çmime ndërmjet dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në një periudhë prej nëntë muajsh, raporton EO.

“Në këtë kontratë ka diferenca të mëdha të çmimeve, në krahasim me kontratën e parë të para nëntë muajve, ka pozicione të cilat nga 90 euro pas nëntë muajve janë rritur në 300 euro, dhe pozicione të tjera nga 50 euro me 250 euro nga kontrata e re. Është shumë e rëndësishme që Prokuroria Speciale t’i hetojë këto dy kontrata, sepse Komuna e Prishtinës paraprakisht e ka pasur një llogaritje se sa mund të jenë çmimet në treg, sepse kanë nënshkruar para nëntë muajve, para se ta nënshkruajnë kontratën e madhe prej 10 milionë euro, me një kompani tjetër, në të cilën ne kemi dyshime se kompania e parë ka përfunduar punimet në kryeqytet, mirëpo është faturuar kompania e cila ka fituar 10 milionë euro kontratën e ndriçimit ‘Smart’. Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, tha Kërçeli.

Këto akuza, Rama i ka cilësuar si “show” të VV-së.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar ai.

Çka u raportua për këtë temë?

Medumi “Veriu.info” ditë më parë raportoi për kontratën për ndriçim “SMART”. Në shkrimin e titulluar “Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion”, Veriu pretendoi se ka pasur fryrje të çimimit.

“Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën e parë me titull “Ndërtimi, zgjerimi dhe modernizimi i rrjetetit të ndriçimit publik” e ka lidhur më 9 korrik 2024 në vlerë të parashikuar prej 1.5 milion euro, ndërsa më 16 prill 2025 ka lidhur kontratë të ngjashme me titull “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në Komunën e Prishtinë”  në vlerë të parashikuar prej 10 milionë euro” – thuhet në shkrim, të cilin mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.