E dhimbshme! Vdes Hysen Ramaj, baba i dy dëshmorëve dhe një veterani

Hysen Ramajt, babai i dy dëshmorëve, Jeton dhe Naser Ramajt, ka ndërruar jetë.

Lajmin e kobshëm e ka dhënë kryetari i OVL të UÇK në Viti, Idriz Quni.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hysen Ramajt nga Pozherani, babait të dëshmorëve Jeton dhe Naser Ramaj dhe veteranit Florim Ramaj.

Ftojmë të gjithë veteranët dhe bashkëluftëtarët që të marrin pjesë në varrimin e tij, sot në ora 12:00, në varrezat e fshatit Pozheran.

Ngushëllime familjes Ramaj. Zoti e mëshiroftë!

Idriz Quni
Kryetar i OVL-UÇK-së, Dega në Viti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.