Qytetari sërish fton protestë kundër Albinit: Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë Kurti!

Qytetari me emrin Durim Aliu, që protestoi javë më parë para Qeverisë së Kosovës, sërish ka ftuar protestë kundër Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Përkundër që nuk mblodhi numër të madh protestuesish, qytetari ka ftuar tash protestë me 1 dhjetor.

Postimi i plotë:

KOSOVA NUK MUND TË VAZHDOJË KËSHTU!

Kërkojmë përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti!

Nepotizëm dhe punësime të politizuara, dyshime për korrupsion, tenderomani, mungesë të barnave esenciale, mungesë të personelit shëndetësor, ikje të mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, si dhe fatura gjithnjë e më të rënda të energjisë elektrike.

Qytetarët meritojnë institucione që punojnë për ta, jo institucione që kërkojnë vetëm durimin e tyre!

📢 1 DHJETOR | ORA 12:00 | SHESHI SKËNDERBEU – PRISHTINË

Ftohen të gjithë qytetarët, mjekët, infermierët, punëtorët shëndetësorë, studentët, pensionistë dhe opozita që të bashkohen në një protestë qytetare, paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

PËRGJEGJËSI! LLOGARIDHËNIE! NDRYSHIM!

Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.