Qeveria ndalon tregtimin e energjisë me kompanitë serbe

Qeveria e Kosovës ka ndaluar  tregtimin e  energjisë elektrike me kompanitë serbe. 

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo është masë ndaj Serbisë e cila prej 6 vjetësh ka bllokuar linjat ndërkufitare për tregtim. 

Ndalimi përfshin blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt ose përmes transitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta. 

“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike më kompanitë serbe si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim”, ka theksuar Kurti. 

Ai gjithashtu ka thënë se për t’u përballur me vështirësitë si pasojë e këtij vendimi të Serbisë, do ta obligojnë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që të sigurojë një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor si dhe do të vendosin masa emergjente në energji, që ka thënë se përfshijnë obligimin e “Ibër-Lepencit” për ta shitur energjinë e shërbimit publik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.