Qeveria nis pagesat prej 100 eurosh për studentët – përfitues grupi i parë me mbi 49 mijë emra

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të 49,623 studentëve përfitues të shumës prej 100 eurosh, si mbështetje me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar për përfitimin e shumës së njëhershme prej 100 eurosh, ndarë nga qeveria me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

banner

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik,” ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore – publike e private – janë përfshirë në këtë grup të parë përfituesish.

Ai shtoi se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

“Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit,” ka theksuar Kurti, duke e cilësuar këtë nismë si dëshmi të përkushtimit të institucioneve për të ndihmuar të rinjtë në arsim dhe zhvillim profesional.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.